Pusiç dhe Mitov: BE duhet urgjentisht të angazhohet në procesin e tejkalimit të krizës në Maqedoni

26/05/2015 00:00

Bashkimi Europian duhet në mënyrë më proaktive të angazhohet në zgjidhjen e krizës aktuale politike në Maqedoni. Kështu janë shprehur shefat e diplomacisë bullgare dhe kroate, përkatësisht Daniel Mitov dhe Vesna Pusiç, në takimin e së hënës, në Sofje.

Të dy ministrat kanë vlerësuar se nuk mund të vihet në pikëpyetje integriteti territorial i Maqedonisë dhe perspektiva e saj euroatlantike.

“Është i patjetërsueshëm dhe urgjent angazhimi i të gjithë Bashkimit Europian në procesin e tejkalimit të krizës politike në Maqedoni dhe vendosjes së një politike stabile, që do ta garantojë paqen e qytetarëve dhe paqen ndëretnike, si dhe tërësinë territoriale të vendit”, ka thënë Mitev.
 
Pyetjes së gazetarëve se si e komentojnë deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për veto ndaj Maqedonisë për në NATO, nëse nuk plotësohet Marrëveshja e Ohrit, kryediplomatja kroate Pusiç ka pohuar se kjo nuk është në rend të ditës dhe nuk ka politikë të tillë për vendosje të vetos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA