Meta takon Zannier: Maxhoranca, vullnet maksimal për zgjedhje me standarde të larta

26/05/2015 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Z. Meta shprehu vullnetin maksimal të maxhorancës për aplikimin e standardeve të zgjedhjeve në nivelin më të lartë bashkëkohor. Në këtë drejtim, kreu i Kuvendit mirëpret rolin e misionit vëzhgues të OSBE- ODIHR në drejtimn e ambasadores Audrey Glover.

Z. Zannier nga ana e tij shprehu mbështetjen e OSBE për realizimin me sukses të reformës territoriale. Ai vlerësoi realizimin e barazisë së plotë gjinore në listat e këshillit bashkiake si dhe numrin në rritje të kandidateve për kryetare bashkish.

Meta dhe Zannier folën dhe për situatën në rajon, ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë, si dhe prezenca e OSBE-së në shërbim të paqes, forcimit institucional dhe stabilitetit të vendeve fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB