“E patë ku përfundoi Shabani”, Berisha mesazh Lapajt dhe Shehajt: I kemi ftuar, por po tregohen opozitë e opozitës
Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga theksoi gjatë fjalës së saj në samitin e Presidentëve të SEECP-së, se takime të tilla na ndihmojnë të gjejmë mënyra për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.
Jahjaga tha se reagimi ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit duhet të jetë një luftë e përbashkët.
“Takime si këto duhet të na ndihmojmë të gjejmë mënyra si t’u përgjigjemi sfidave të së ardhmes. Asnjë vend nuk është i paprekshëm nga trendet e fundit të radikalizmit dhe ekstremizmit. Prandaj reagimi ynë duhet të jetë një luftë e përbashkët. Qeverisjet tona të ndërtuar mbi vullnetin e qytetarëve tanë, janë përgjigja më e mirë kundër këtyre fenomeneve. Siguria nuk është më çështje e brendshme, po duhet ta shndërrojmë në lidhjen më të fuqishme të uniteti rajonal”, tha znj. Jahjaga.
Bashkëpunimi, sipas Presidentes së Kosovës, është tek vullneti i vendeve “për të biseduar shtruar dhe për të arritur marrëveshje, tek vullneti ynë për të zbatuar marrëveshje që kanë qenë produkt i zgjidhjeve politike”.
“Na duhet më shumë kurajo, qartësi dhe më pak politikë ditore. Na duhet më shumë përkushtim ndaj vlerave që jemi zotuar që na udhëheqin në këtë shekull të ri”, përfundoi Presidentja e Kosovës.
Top Channel