Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen 2 pasagjerët Kur Prokuroria e Përgjithshme e shikon veten pranë përmbylljes së hetimeve ndaj deputetit Tom Doshi, vetë ai mendon se hetimet për këtë çështje nuk kanë nisur ende.
Për deputetin Doshi, hetimet e vërteta do të nisin prej kësaj të marte, duke qenë se gjatë ditës ai mori në Prokurori materiale, që i konsideron të vlefshme për zbardhjen e së vërtetës. Mes provave, që Doshi i vlerëson se kundërshtojnë njëra-tjetrën, është edhe dëshmia e Spartak Brahos, i cili ka deklaruar më herët se, nuk e njeh Fatjon Skënderin.
Megjithatë, Doshi këmbëngul se, në këtë rast ka dëshmi të rreme, duke qenë se ai disponon fakte, që tregojnë se Braho është takuar me Skënderin. Deputeti mori si provë edhe ballafaqimin Doshi-Bami, si edhe videon, në të cilën ai këmbëngul se shfaqen disa persona, duke kërcënuar Durim Bamin.
“Kemi marrë edhe videon me presionin që është ushtruar mbi Durim Bamin në dhomat e izolimit. Informacioni që kemi është se vetë Spartaku ka shkuar në ato dhoma. Kallëzimin do ta bëjmë për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje, por do të fillojmë me Spartakun (Brahon), me Ilirin (Metën) e me radhë, pasi Prokuroria është e detyruar t’i marrë nën hetim”, tha Tom Doshi.
E ndërsa më herët Tom Doshi ka deklaruar se mbështet për zgjedhjet lokale vetëm kandidatin e PS-së në Vaun e Dejës, garuesit e tjerë të majtë në Shkodër, ai i çmoi si jo socialistë.
“Për LSI-në nuk punon Partia Socialiste në Shkodër, kështu që sot i uroj fitoren Voltanës. Unë mbështes Partinë Socialiste, jo LSI-në”, theksoi Doshi.
Top Channel