Haxhinasto: Aeroporti i Kukësit do të ndërtohet dhe vihet në funksion

25/05/2015 00:00

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, u shpreh të hënën se aeroporti i Kukësit do të ndërtohet dhe do të vihet në funksionim së shpejti.

“Nuk ka asnjë koncesion që të mbyllë hapësirën ajrore të Shqipërisë. Disa kompani kanë treguar interes për aeroportin, ku do të punësohen mbi 250 persona”, tha Haxhinasto.

Aeroporti i Kukësit përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, por asnjëherë nuk u vu në punë, për shkak të ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare, që gëzon operatori i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për periudhën 20-vjeçare, 2005-2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB