IKMT: Në 14:00 prishet 5-katëshi tek Ekonomiku
24/05/2015 00:00
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar këtë të diel se, objekti 5-katësh i ndërtuar në mënyrë të paligjshme pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në kryeqytet, do të shembet me shpërthim të kontrolluar.
Shpërthimi pritet të ndodhë në orën 14 të ditës së sotme, ndërsa do të merren të gjitha masat e nevojshme për të siguruar ambientin përreth nga dëmtimet e mundshme, ashtu sikurse do të evakuohen edhe banorët e shtëpive përreth.
Siç bën të ditur IKMT-ja, në themelet dhe muret e objektit janë hapur 300 vrima, në të cilat është vendosur lëndë eksplozive, që do të shpërthehet nga xhenierët.
Top Channel