U kap me mbi 1 kg kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë
Në bazë të indicies, më 14 maj, nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u krye kontrolli në subjektin “Agro Blend” shpk, me përfaqësuese zonjën Hava Ismaili, në Vorë.
“Për mungesë të kushteve higjieno-sanitare dhe dokumentacionit shoqërues u morën masa urgjente për ndërprerjen e aktivitetit dhe të bllokimit të 41.3 tonëve të miellit, deri në daljen e analizave”, deklaron Ministria e Bujqësisë. Gjithashtu, ndaj këtij subjekti u mor edhe masa administrative e gjobës me vlerën e 400 mijë lekëve.
Pas daljes së përgjigjeve të analizave nga Laboratori i Sigurisë Ushqimore, ku mielli u dërgua nga inspektorët e AKU-së, rezultoi pozitiv me Alfatoksinë. Në datën 23 maj, drejtori i AKU-së në Tiranë urdhëroi inspektim në “Agro Blend” shpk, ku u bllokuan 100 tonë miell dhe 6800 tonë grurë, deri në daljen e përgjigjes së analizave.
Pas këtij lajmi, reagoi Partia Demokratike duke aluduar se bllokimi është politik, por Ministria e Bujqësisë deklaron se mostrat e miellit të ndotura me Alfatoksinë janë konstatuar në disa subjekte në Tiranë, në Fier dhe në magazinat e tyre të shpërndarjes. Ndërkaq, kontrolli po vazhdon edhe në Durrës, Korçë dhe Vlorë, ku AKU ka kryer bllokimin e ngarkesës dhe po gjurmon origjinën e ndotjes.
“Analizat janë kryer me metoda të certifikuara ndërkombëtarisht”, thotë Ministria e Bujqësisë. Mostrat do të dërgohen për rianalizim edhe në një institut të referencës së BE-së. Politizimi nga opozita – shton Ministria e Bujqësisë – është absurd dhe i dëmshëm për sigurinë e konsumatorit.
Top Channel