Nga tregu i zonës së Kodër Kamzës, ku ishte në takimin e radhës me banorët e kësaj zone, kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, u angazhua që bashkia do të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën e rëndë të tregtarëve dhe për të krijuar vende të reja pune.
“Duke parë, dhe duke parë mjerimin, është një farë nxitje se çfarë duhet të bëjë Bashkia, që të shohë të gjitha mundësitë e veta, të mos bjerë dakord me këtë situatë. Bashkia do bëjë të pamundurën sepse e kemi të qartë sepse ngado që shkojmë problem është puna, rënia e konsumit, rrënimi i biznesit. Çfarë ka Bashkia në dorë do e bëjë se s’bën”, tha Halimi.
Duke u ndalur te rinia, Halim Kosova shpalosi dhe projektin e tij për t’i ardhur në ndihmë punësimit të tyre.
“Mjerë ajo Qeveri dhe ajo bashki që nuk bën atë që duhet për rininë. Ne kemi disa plane konkrete që i kemi diskutuar me të rinjtë , se si të afrojmë mundësi punësimi, ose çfarë idesh që ata kanë t’i ndihmojmë me financime vetëm se duhen të gjithë të lëvizin. Idetë e tyre ne do t’i mbështesim t’i bëjmë realitet”, u shpreh kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Top Channel