Ngjarjet në Maqedoni, Nishani: Larg dhunës! Përgjegjësit, para drejtësisë
09/05/2015 00:00
Lidhur me ngjarjet më të fundit në Maqedoni ka reaguar edhe Presidenti I Republikës, Bujar Nishani.
Përmes një komunikate shpërndarë për mediat, Presidenti Nishani kërkon ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e akteve të dhunës.
Presidenti Nishani i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se, ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Presidenti i Republikës thekson gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe, në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.
Top Channel