Protesta në Shkup, 8 ditë paraburgim për 4 protestues
07/05/2015 00:00
Gjykata e Shkupit ka caktuar tetë ditë paraburgim për katër prej protestuesve të arrestuar. Ata u vunë në pranga gjatë protestës së të martës, para godinës së qeverisë në Shkup.
Sipas Prokurorit Publik, masa vjen pasi policia ka dorëzuar kallëzime penale kundër tyre me akuzën e pjesëmarrjes në turmë që ndalon personat zyrtarë të kryejnë veprimtarinë e tyre.
Pjesa më e madhe e 30 protestuesve të arrestuar kanë marrë vetëm kallëzim kundërvajtëse.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme maqedonase, Ivo Kostevksi, për 9 prej tyre po përgatitet akuza, ndërsa 17 të tjerë janë gjobitur.
Top Channel