42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Protesta e paralajmëruar sot nga shoqëria civile në Kukës ka shënuar konfrontime mes protestuesve dhe policisë.
Gjatë protestës, janë shoqëruar për në polici kryetari i protestës, Nderim Lushi, si dhe 4 protestues të tjerë.
Shoqërimi i tyre duket se ka ardhur pasi policia e Kukësit nuk ka dhënë leje për organizimin e kësaj proteste, të paralajmëruar disa ditë më parë, në Rrugën e Kombit.
Ndërkohë, shoqërimi i tyre nga policia ka provokuar përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu.
Protestuesit bëjnë me dije se ata kishin kërkuar leje në polici për protestë në Rrugën e Kombit, por policia nuk u ka dhënë leje protestuesve për të bllokuar vetëm njërën nga korsitë e rrugës dhe vetëm për 10 minuta.
Qëllimi i protestës ishte falja e debive dhe kamatë-vonesave të energjisë elektrike, si dhe disa kërkesa të tjera, ndër të cilat, banorët e Kukësit të mos paguajnë taksë për Rrugën e Kombit, kur ajo të jepet me koncesion.
Top Channel