“Grupi i zjarrit” në Lazarat, gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

03/05/2015 00:00

Pesë të arrestuarit, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të zjarrit që kundërshtoi policinë gjatë operacionit në Lazarat qershorin e një viti më parë, janë lënë në burg nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila ka rikonfirmuar këtë masë për shtetasit, Ramadan Basha, Arjan Basha, Gurgaz Skënderi, Gentjan Kazma dhe Mirteza Shemsho.

Këta shtetas akuzohen nga prokuroria për veprën penale të “vrasjes së punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, për “armëmbajtje pa leje” si edhe për kultivim, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Ndaj këtyre shtetasve, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, të cilat janë ekzekutuar tre ditë më parë nga ana e policisë së shtetit. Gjatë ditës së diel Gjykata ka shqyrtuar vlerësimin e masës së arrestit dhe e ka lënë në fuqi vendimin e saj.

Ndërsa për Florjan Shurdhin gjykata ka vendosur të shqyrtojë të hënë kërkesën e prokurorit Përparim Kulluri për vlerësimin e arrestit ndaj të riut të prangosur një ditë më parë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta