Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek Raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar në Shkup kanë mbetur të palëkundura edhe përkundër ofendimeve të rënda që përdoren nga ministrat maqedonas për kolegët e tyre shqiptarë, të dëgjuara në përgjimet e opozitës.
Ministrja e Brendshme, Gorana Jankullovska, e cila sipas opozitës dëgjohet duke i quajtur ministrat e BDI-së dhe në përgjithësi shqiptarët “indianë dhe të egër”, tha se VMRO-DPMNE-ja ka raporte të nivelit të lartë me partinë e Ali Ahmetit.
“Opozita thotë shumë gjëra, por faktet tregojnë se ato gjëra nuk janë të sakta. Raportet tona me BDI-në në qeveri dhe në institucione janë në nivel të lartë dhe mes nesh ekziston respekt i ndërsjelltë”, deklaroi Jankullovska.
Duke informuar për aksionin e ndërmarrë nga policia maqedonase një ditë më parë në malësinë e Shkupit, që tmerroi banorët shqiptarë të fshatrave Malinë dhe Brezë, Jankullovska tha se të gjitha veprimet e Ministrisë së Brendshme janë në koordinim të plotë me partnerin shqiptar të koalicionit qeveritar.
“Në Ministrinë e Brendshme nuk i ndajmë punët në baza partiake. Në zbardhjen e sulmit që ndodhi ndaj policisë po punojnë shumë pjesëtarë të policisë nga të gjitha bashkësitë etnike. Nëse pyesni a janë të përfshirë shqiptarët, mund të them se të gjithë po kontribuojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Dua t’ju them se edhe zëvendësi im, që është shqiptar, i posedon të gjitha informacionet kyçe që kanë të bëjnë me këtë rast dhe me rastet e tjera që janë në interes të qytetarëve dhe ministrisë”, theksoi Jankullovska.
Ajo tha më tej se, gjatë këtij aksioni, i kryer një ditë më parë, policia ka gjetur armatimin që i është marrë nga stacioni policor në fshatin Goshincë gjatë sulmit që ndodhi javën e kaluar.
Top Channel