Aksioni opozitar dhe synimi për të krijuar qeveri teknike, PD mbledh nesër Kryesinë Partia Demokratike akuzoi mazhorancën se përmes presioneve ndaj biznesit po kërkon të sigurojë vota për zgjedhjet vendore.
“Inspektorët e shtetit janë në shërbim të partisë në pushtet, ku në mënyrë të organizuar favorizohen biznese të caktuara për t’u marrë votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim. ‘LSI-në, LSI-në ndihmoje!’. Këto janë fjalët e grupit të inspektorëve të lojërave të fatit që kishin ngritur një grup mafioz të gjobave ndaj disa bizneseve dhe favorizimeve për vota për biznese të tjera” – deklaroi Oriela Nebiaj, zëdhënëse e Partisë Demokratike.
Opozita i kërkon Prokurorisë që të hetojë pretendimet e saj, ndërsa qytetarëve që të mos bien pre e presioneve.
“I bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë deri në fund për të zbardhur deri në fund çdo përgjegjësi në këtë skemë mafioze të blerjes së votës e cila dënohet rëndë sipas ligjit shqiptar. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e presioneve mafioze nga bandat e veshura me pushtet, por t’i bashkohen referendumit popullor më 21 qershor për të rrëzuar oligarkinë Rama-Meta nga pushteti”, shtoi zëdhënësja e demokratëve.
Top Channel