Turqia jep 100 mijë dollarë për episod, subvencione për serialet që promovojnë turizmin dhe kulturën kombëtare
Policia irakene ka marrë të dorëzuar në një arkivol xhami trupin pa jetë të ish-krahut të djathtë të Saddam Hussein.
Autoritetet deklaruan se Izzat Ibrahim al Douri kishte humbur jetën në luftimet kundër trupave qeveritare në provincën e Salahudinit, në veri të Bagdadit, ditën e premte.
Tani, trupi i tij ndodhet në Bagdad dhe në momentin e dorëzimit, një turmë e madhe është mbledhur për ta parë atë.
Arkivoli me xham transparent që mbante kufomën e Al Douri, i cili mbante një mjekër portokalli, u transferua nga një furgon në një makinë qeveritare.
Eventi u transmetua direkt në televizionin publik të Irakut. Al Douri, 72 vjeç, ishte drejtues i një grupi rebelësh që kishte luajtur një rol kyç në ngritjen e ISIS.
Ai kishte qenë një nga personat më të besuar të Saddam Hussein, të cilin e ndihmoi të realizonte grushtin e përgjakshëm të shtetti në vitin 1986.
Si Al Douri edhe Hussein vinin të dy nga Tikriti. Vajza e tij u martua menjëherë më djalin e vogël të diktatorit, Uday, që së bashku me vëllain e tij Qusay u vra nga trupat amerikane në Mosul në korrik 2003.
Më pas ai kishte marrë postin e zëvendësit të Hussein kur ky i fundit u rrëzua nga pushteti pas pushtimit të Irakut në të njëjtin vit. Pas ekzekutimit të diktatorit më 30 dhjetor 2006, Al Douri u konfirmua si lideri i ri i subjektit të ndaluar politik, Ba’ath.
Deri të premten e kaluar ai konsiderohej si figura me profilin më të lartë që kishte arritur t’i shpëtonte kapjes pas pushtimit amerikan.
Ai renditej i gjashti në listën e 55 personave më të kërkuar të hartuar nga ushtria amerikane pas ofensivës që rrëzoi Hussein dhe 10 milionë dollarë ishin vendosur mbi kokën e tij.
Top Channel