Egjipt, dënohen me vdekje 22 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane

21/04/2015 00:00

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 22 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane ditën e hënë, si autorë të një sulmi në një stacion policor në periferi të Kajros në vitin 2013, kanë konfirmuar burime gjyqësore.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se për një tjetër të pandehur, i cili është i mitur, është dhënë dënimi me 10 vjet burg. Një avokat i personave të dënuar është shprehur se vendimi do të apelohet.

Mijëra anëtarë të Vëllazërisë Muslimane janë burgosur në Egjipt, nga të cilët me qindra janë dënuar me vdekje.

Qeveria egjiptiane thotë se Vëllazëria Muslimane është një kërcënim i madh për sigurinë në vend.

Të pandehurit u dënuan për vrasje, tentativë vrasje dhe për shkatërrim të objekteve publike. Në sulm mbeti i vrarë një polic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA