Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa janë plagosur ditën e premte jashtë konsullatës amerikane në Erbil, kryeqyteti i rajonit kurd në Irak, pas shpërthimit të një bombe.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar sulmin me bombë pranë konsullatës, por ka bërë të ditur se asnjë shtetas amerikan nuk është lënduar.
Kurdët në Irak janë një aleat i rëndësishëm i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën e saj për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik, i cili ka pushtuar territore të mëdha në Irak gjatë verës së kaluar dhe ka kërcënuar për të pushtuar edhe Erbilin.
Një dëshmitar ka thënë për “Reuters” se ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm, i cili është shoqëruar me të shtëna armësh, në një zonë ku qëndrojnë shumë të huaj.
“Objektiv i sulmit ka qenë konsullata”, tha një zyrtar vendas për “Reuters”, ndërsa shtoi se 3 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur. “Ata (ISIS) duan të tregojnë se janë të pranishëm”, tha ai.
Sulmet të tilla janë relativisht të rralla në Erbil, i cila ka arritur të izolohet nga pjesa tjetër e Iranit. Sulmi i fundit në këtë rajon ndodhi në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur një kamikaz hodhi veten në erë jashtë zyrës së guvernatorit, duke vrarë 5 persona.
Top Channel