Politikania çeke zhvishet në shenjë proteste ndaj qeverisë

17/04/2015 00:00

Një politikane liberale çeke ka zgjedhur një mënyrë pikante për të shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë.

Kauza e Ester Kaplankova është taksimi i lartë që rëndon mbi xhepat e qytetarëve. Shumë njerëz mund të kenë akuzuar qeverinë se po u heq edhe rrobat e trupit me çmimet e larta, por vetëm Kaplankova guxoi të zhvishej publikisht. Videoja e 37-vjeçares, e cila njëkohësisht është edhe nënkryetare e Partisë Liberale, ka tërhequr vëmendjen e Çekisë dhe jo vetëm, pasi po bën xhiron e botës pas publikimit në “Facebook” dhe “Twitter”.

Por duket se kjo gjë ka ngjallur reagime të ashpra nga kryetari i Partisë së saj, Peter Mach, i cili i kërkoi publikisht Kaplankova-s të heqë menjëherë videon nga rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA