Presidenti i Iranit: Nuk ka marrëveshje, nëse nuk hiqen të gjitha sanksionet

16/04/2015 00:00

Presidenti i Iranit tha të mërkurën se do të pranojë nënshkrimin e marrëveshjes mbi programin e tij të kontestuar bërthamor vetëm nëse fuqitë botërore në të njëjtën kohë do të heqin të gjitha sanksionet.

Komentet e Presidentit Hassan Rouhani erdhën një ditë pasi Senati amerikan miratoi njëzëri ligjin që i jep fuqi Kongresit të rishikojë marrëveshjen potenciale për frenimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit,

Forcimi i rolit të Kongresit injekton një element pasigurie në fazën vendimtare të negociatave mes fuqive të mëdha dhe Iranit, të cilat kanë për qëllim frenimin e ambicieve bërthamore të Teheranit në këmbim të lehtësim të sanksionet.

“Nëse sanksioneve nuk do t’i jepet fund, nuk do të ketë një marrëveshje”,  tha Rouhani në një fjalim televiziv. “Fundi i këtyre negociatave dhe nënshkrimi i marrëveshjes duhet të shoqërohet me një vendim për heqjen e të gjitha sanksioneve shtypëse mbi kombin e madh iranian”, deklaroi Presidenti i Iranit.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – kanë arritur një marrëveshje kornizë më 2 prill, ndërsa kanë vendosur 30 qershorin si afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA