Nard Ndoka: Jemi në pikën zero me PD-në, vendosim të premten

16/04/2015 00:00

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Top Story”, kritikoi Partinë Demokratike për strategjinë e përzgjedhur prej saj për daljen në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ai tha se demokristianët ende nuk kanë një marrëveshje me PD dhe se partia e tij do të dalë me një vendimmarrje ditën e premte për këtë çështje.

“Do të jetë një marrëdhënie e vështirë me PD që i dha shenjat e veta që në fillim. Nuk tentoi të zgjerojë bazën e këtij koalicioni, por u mbyll në guaskën e vet. Nuk pati ndonjë tendencë serioze për FRD e zotit Topi, as për AKZ, një forcë opozitare që të jetë pjesë e aksionit politik. Nuk pati një vendimmarrje as për aleatët historikë dhe strategjikë, por PD tentoi përçarjen e tyre dhe anashkalimin. Bisedimet nisën me këtë klimë mosbesimi dhe një qasje të turpshme edhe publike të PD që këtë proces ta bënte sa më të mbyllur. Jemi në pikën zero me PD dhe PDK nesër do të marrë një vendim për këtë”, tha Ndoka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA