 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Greqia do të pajisë me dokumente të rregullta të gjithë refugjatët e ardhur nga Siria, që kanë të drejtën e azilit, në mënyrë që ata të mund të udhëtojnë në çdo vend të BE-së, ku ata dëshirojnë.
Vendimi është marrë në një mbledhje të Qeverisë, në kuadrin e një plani emergjence, pasi kohët e fundit vendi po përballet me një fluks të madh refugjatësh, që pritet të intensifikohet për arsye të zhvillimeve në rajon, sipas Komisariatit të lartë të OKB-së.
Athina, me këtë vendim jep mesazhin se po përballet me çështjen e refugjatëve, jo si një çështje që i përket vetëm Greqisë, por si një çështje ndërkombëtare që kërkon seriozitet, qetësi dhe mbi të gjitha humanizëm.
Për vite me radhë, Greqia është një portë hyrëse per flukset e refugjatëve nga Iraku, Siria dhe vendet e Afrikës Veriore. Por, siç theksojnë shumë prej ministrave të kabinetit “Tsipras”, infrastrukturat aktuale janë të pamjaftueshme, pasi Qeveria e mëparshme e Samarasit nuk realizoi absolutisht asnjë masë dhe la të pashfrytëzuara fondet e BE.
Në bazë të këtij plani të ri emergjent, refugjatët azilantë nga Siria do të pajisen urgjentisht me dokumente ligjore, me të cilat mund të udhëtojnë menjëherë në vendet e BE-së, ku ata dëshirojnë të jetojnë, dhe për këtë është bërë edhe kërkesa zyrtare në OKB dhe në BE, për aktivizimin e mekanizmave përkatës.
Pothuajse të gjithë emigrantët, që janë grumbulluar në qendrat e vogla të ishujve grekë, si pasojë e dyndjeve të muajve të fundit, do të strehohen në kampe pritjeje në godina të braktisura të shtetit dhe të ushtrisë në Greqinë kontinentale, nga ku do të bëhet edhe ndarja e tyre: në azilantë, kur ata vijnë nga Siria dhe do të kenë mundësi Europën, dhe në emigrantë ekonomikë.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, Gavril Sakelaridhis, shumica dërmuese e këtyre refugjatëve sirianë, që shpeshherë bien edhe viktima të trafikantëve, nuk vijnë për motive ekonomike në Greqi apo sepse janë të varfër, por sepse u kërcënohet jeta.
Athina do ta shtrojë këtë problem edhe në samitin e lartë të BE, në mënyrë që refugjatët të trajtohen në kuadrin e aleancës europiane, si dhe të ndahen përgjegjësitë, e numri i refugjatëve sirianë me të cilët përballen Greqia, Italia dhe Malta; me të gjitha shtetet e BE.
Top Channel