Alarm për bombë në një avion të kompanisë “Germanwings”
12/04/2015 00:00
Një alarm për bombë është dhënë në një avion të “Germanwings”, i cili do të nisej nga aeroporti i Bonit me destinacion Milanon.
Lajmi është dhënë nga vetë kompania gjermane, e cila ka kryer me urgjencë evakuimin e të gjithë pasagjerëve të avionit.
Alarmi për bombë është dhënë vetëm pak momente para se avioni të linte aeroportin. Kulla e kontrollit kontaktoi pilotin, i cili i ndaloi manovrat për fluturim dhe e dërgoi menjëherë avionin në zonën e parashikuar për raste të tilla.
Vetëm pak ditë më parë, një avion i kompanisë “Germanwings” u rrëzua në alpet franceze, duke u marrë jetën 150 pasagjerëve.
Top Channel