Asambleja e PS-së në Tiranë, Rama: Familjarë ose prindër që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti
Serbia ka reaguar me zemërim ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian dhe qasjen, që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi përmes një postimi në rrjetin social Twitter se, “I premtoj kryeministrit Edi Rama, se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë në formën klasike. U lutem udhëheqësve shqiptarë, që të ndalen së provokuari qëndrueshmërinë në rajon”, citohet të ketë thënë ai, në postimin në Twitter.
Edhe zyrtarë të tjerë serbë thanë se, deklaratat e kryeministrit Rama “janë kërcënim për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon dhe thirrje e rrezikshme për ripërcaktim kufijsh në Ballkan”.
Reagimet pasuan një intervistë të përbashkët të kryeministrit Edi Rama, me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në televizionin “Klan Kosova”, pak kohë pasi të dy ata u nderuan me titullin “Qytetar Nderi i Ulqinit”. Në të, Rama tha se “nëse BE nuk i hap rrugën integrimit dhe liberalizimit të vizave, bashkimi do të ishte në rrugë klasike”.
Top Channel