Frroku: S’kam asnjë njoftim, vazhdoj detyrën time

20/03/2015 00:00

Deputeti Mark Frroku reagon pas kërkesës së Prokurorisë në Kuvend për arrestimin e tij, pasi akuzohet për dëshmi të rreme.

“Ende nuk kam marrë njoftim zyrtar për çështjen. Jam i qetë dhe vazhdoj detyrën time si deputet”, mësohet të jetë shprehur Frroku.

Prokuroria i kërkoi të premten leje Kuvendit për të arrestuar dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Hetimet intensive kanë arritur në konkluzionin se kallëzimi i Doshit për një plan për vrasjen e tij ka dyshime të jetë i sajuar, ndërsa Frroku akuzohet për dëshmi të rreme.

Top Channel