Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Kina ka lënë pas ngadalë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për t’u renditur sot si vendi i tretë më i madh eksportues i armëve në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Raporti i Institutit Ndërkombëtar Kërkimor të Paqes në Stokholm (SIPRI) del në këtë përfundim pas një verifikimi të hollësishëm të të dhënave për periudhën e viteve 2010-2014 dhe tregon se shteti komunist llogarit 5% të eksportit global të armatimeve, në një kohë kur tre vendet aziatike bashkë, Pakistani, Bangladeshi dhe Mianmari, nuk arrijnë veçse dy të tretat e këtij niveli.
Përgjatë një periudhe kohe 5-vjeçare, ekonomia e dytë më e madhe e botës numëron gjithashtu 18 shtete afrikane si kliente. Raporti thekson se shifrat e verifikuara pasqyrojnë vetëm volumin e dërgesave të armëve e jo vlerën financiare të marrëveshjeve.
5 vitet e verifikuara nga SIPRI tregojnë një rritje të eksporteve kineze të armëve me 143% krahasuar me 5-vjeçarin paraardhës, ndërsa eksportet gjermane, për të njëjtin segment kohor, ranë me 43% e ato franceze me 27%.
Për Kinën, ky është një kapërcim gjigand në renditjen globale, por hendeku me dy eksportuesit kryesorë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, vazhdon të mbetet i madh. Amerika vazhdon të kryesojë renditjen me 31% dhe Moska vjen pas saj me shitjen e 27% të armatimeve në mbarë globin. Për të dy këto vende, niveli i eksporteve, gjithmonë duke iu referuar të njëjtës periudhë kohe, është rritur përkatësisht me 23 dhe 37%.
Top Channel