Përballë qindra grekëve të mbledhur në sheshin përpara Universitetit të Athinës, lideri i së majtës radikale, Syriza, fituesi i zgjedhjeve Aleksis Tsipras, falenderoi popullin grek për votën që i besuan atij dhe partisë së tij.

I mallëngjyer, Tsipras falenderoi premtoi një mënyrë të re qeverisjeje dhe deklaroi se kohës së frikës dhe presioneve që Trojka dhe kredidhënësit i bënin Greqisë tashmë i ka ardhur fundi.

Z. Tsipras premtoi një qeverri me bazë drejtësinë sociale, transparencën dhe zhvillimin.

Ai falenderoi edhe qytetarët e shumtë europianë, të cilët kishin mbërritur në Athinë për ta mbështetur në fitoren e tij.

”Sovrani na dha një mandat të panegociueshëm, Greqia të ndërrojë faqe, të lërë pas 5 vite frikë vuajtjesh dhe poshtërimi. Greqia avanacon me hapa stabile. Syriza dhe populli ynë janë shembulli që Europa po ndryshon. Verdikti i popullit grek mbylli përfundimisht llogarinë me Trojkën dhe memorandumet, të cilat tashmë i përkasin së kaluarës. E kemi të qartë situatën dhe e dimë se populli grek nuk na ka dhënë një çek të bardhë, por mandatin për rigjenerim dhe kohezion social në vendin tonë. Iu drejtohem gjithë grekëve që po na ndjekin: Sot fitoi drejtësia dhe humbën monopolet dhe korrupsioni. Sot është fundi i oligarkëve”, tha Tsipras.

Ndërsa lideri i Syrizës i drejtohej popullit, qindra grekë festonin nëpër rrugët e Athinës për fitoren e së majtës radikale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA