Antisemitizmi në Britani

18/01/2015 00:00

Sekretarja britanike e Shtetit, Theresa May deklaroi se duhet punë më e madhe e shteteve për t’i dhënë fund antisemitizmit.

Duke folur për Britaninë e Madhe, May u shpreh se vendi duhet të dyfishojë përpjekjet e tij për t’i dhënë më tepër jetë komuniteti hebre.

“Unë asnjëherë nuk e kisha menduar që do të vinte dita kur hebrenjtë do të ndiheshin të frikësuar për të qëndruan në Angli”, ka thënë May. Në fjalën e saj, Theresa përkujtoi edhe katër njerëzit që humbën jetën në supermarketin e një shtetasi hebre në Paris.

Një zëdhënës i policisë britanike tha se ndihet shqetësimi i rritur për një kërcënim të mundshëm ndaj pakicës së hebrenjve në vend. Ndaj, ai u shpreh se duhet patjetër një rishikim i çështjes së sigurisë së komunitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA