Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Pesë persona kanë mbetur të vdekur në San Antonio, Texas gjatë së dielës pasi një azil të moshuarish u përfshi nga zjarri.
Forcat e shumta zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje arritën të shpëtonin banorët që gjendeshin në katet e larta të ndërtesës 12-katëshe.
Shefi i zjarrfikësve ka thënë se 3 persona janë transportuar me ambulancë në një spital të zonës, por gjenden jashtë rrezikut për jetën. “ Pas kontrolleve në të gjithë ndërtesën, është e mahnitshme që nuk kemi viktima të tjera”, është shprehur Charles Hood.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë më shumë se 160 zjarrfikës nga 6 njësitë që ishin thirrur në vendngjarje.
Rreth 75 banorë janë evakuuar nga katet e larta të ndërtesës, ku disa prej tyre e kishin të pamundur të lëviznin dhe është dashur një ndërhyrje e veçantë ndaj tyre, ndërsa me qindra të tjerë që banonin në pallat janë larguar vetë nga ndërtesa”, tha Hood.
Ndërkohë shkaqet që çuan në rënien e zjarrit në katin e tretë të ndërtesës janë ende të papërcaktuara.
Top Channel