Rikthehen fatkeqësitë ajrore, “AirAsia” mund të ketë përfunduar në fund të detit

29/12/2014 00:00

Avioni i zhdukur i ‘AirAsia Indonesia’, me shumë gjasë, ndodhet në
fundin e detit. Pohimin shpresëthyes për familjarët e pasagjerëve dhe
anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit QZ8501 e bën kreu i agjensisë së
kerkim-shpëtimit në Indonezi, Bambang Soelistyo.

Sipas tij, ky eshte perfundimi i vetem ne te cilin mund te dilet pas verifikimit te koordinatave te avionit nga momenti i humbjes se kontaktit me te. Kerkimet vazhdojne, por nga Airbus-i A320-200 i nisur drejt Singaporit me 162 persona ne bord, deri me tani, nuk ka asnje gjurme.

Te afermit presin ne ankth njoftime mbi avionin ne aeroportin nderkombetar te Surabaya-s. Pilotet kishin kerkuan nje ndryshim kursi per shkak te kushteve te keqija atmosferike, por nuk derguan asnje thirrje per ndihme perpara se mjeti te zhdukej nga radaret. Ne baze te koordinatave qe na jane dhene dhe perllogaritjeve mbi pozicionin e mundshem te avionit mbi det, hipoteza me e forte eshte se tani ai ndodhet nen uje, deklaroi Soelistyo gjate nje konference shtypi ne xhakarte.

‘Beijing Times’ e kishte vendosur lajmin ne faqe te pare me titullin: “Vetem tre dite perpara nderrimit te viteve, ku eshte rruga per ne shtepi? ” te ngjashme ishin reagimet edhe ne Indonezi, Singapor e Malajzi.

Shume prej personave ne bord po udhetonin qe te kalonin festat e fundvitit me familjet. Sipas raporteve ne media, te afermit e tyre nuk dorezohen por vazhdojne te luten per nje mrekulli. Disa zera kane nisur ta quajne 2014-ten vitin e tragjedive per industrine e aviacionit, nder te cilet me e renda eshte ajo e fluturimit MH370 te zhdukur ne muajin mars e akoma te pagjetur.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA