
Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën që lidh Athinën me
Selanikun, në vendin e quajtur ‘Skimatari’, 60 km në veri të kryeqytetit
grek. Sipas policisë lokale, gjithçka filloi rreth orës 18:30 të së
premtes, në momentin që për arsye ende të panjohura , të paktën 30
automjete u përplasën me njëri-tjetrin, pikërisht në një pikë që po
kryeshin punime për riparimin e autostradës.
Një person u nxorr i vdekur prej grumbullit të automjeteve të shkatërruara dhe 7 të tjerë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Burime lokale thanë se të plagosurit u dërguan në spitalin e Kalkidhës ku po mjekohen. Pak pas aksidentit ministri grek i Transportit njoftoi nisjen e një hetimi mbi rrethanat e ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë i përmasave të tilla që ndodh në Greqi brenda 3muajve. Një episod i ngjashëm u regjistrua në muajin shtator në aksin Veria -Selanik.
Top Channel