Kreu i Partisë Demokratime, Lulzim Basha i ka uruar nga Vau i Dejës besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij, Basha u shpreh se, dioqeza e Sapës është një prej më të rëndësishmeve në vend.
“Kjo është një dioqezë me peshë historike të madhe për kombin shqiptar. Është një dioqezë apostolike që mbart me vete mesazhin e Betlehemit dhe Jeruzalemit, të lindjes dhe forcimit të besimit, si dhe të sakrificës për besimin. Me këtë rast uroj të gjithë besimtarët e kësaj dioqeze gëzuar Krishtlindjen! Shpresa dhe dashuria e kësaj feste na shtoftë kurajon për një të nesërme më të mirë”, deklaroi Basha.
Basha u njoh nga afër edhe me një muze të ngritur nga Imzot Luçiani, me relike të vjetra kishtare, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme.
Top Channel