Itali, arrestohen 4 shqiptarë për shfrytëzim prostitucioni
28/11/2014 00:00
Policia italiane ka vënë në pranga gjatë ditës së premte 4 shtetas shqiptarë në Padova për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas mediave italiani, arrestimet janë kryer pas një hetimi 6 mujor të policisë. Shtetasit shqiptarë akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion disa vajza në periferi të Padovas.
Autoritetet italiane ende nuk i kanë publikuar emrat e 4 personave të cilët janë vënë në pranga.
Top Channel