Shoqërohet drejtori i OSHEE në Lushnje

27/11/2014 00:00

Policia e Lushnjes shoqëroi mbrëmjen e së enjtes drejtorin e OSHEE, Dine Aliaj, i cili akuzohet për mospagimin e energjisë elektrike dhe vjedhje të saj.

Ditët e fundit, ai ishte akuzuar edhe nga opozita, ndërsa Operatori i Shpërndarjes e kishte pezulluar nga detyra në 3 nëntor, pasi ishte verifikuar se për një periudhë 1 vjeçare ai kishte ndëryhrë në matësin e energjisë dhe kishte ulur sasinë e konsumuar.

Ky është drejtori i dytë që shoqërohet pas Arben Myftarajt në Mallakastër, ndërsa operatori dhe qeveria prej ditësh po vazhdojnë aksionin e shkëputjes së lidhjeve të paligjshme. Mes personave të arrestuar janë edhe disa punonjës të tjerë të OSHEE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA