Shpërthim në Shkodër, shënjestër, shtëpia e një ish të dënuari për trafik droge

26/11/2014 00:00

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur në orët e darkës të së mërkurës në qytetin e Shkodrës.

Lënde plasës është vendosur në katin e tretë të një pallati, pronë e shtetasit Xheneto Shkëmbi, në lagjen “Rus” rreth orës 23:15 minuta.

Nisur nga dëmet e mëdha të shkaktuara dyshohet të jetë vënë një sasi e konsiderueshme eksplozivi e llojit tritol.

Nga shpërthimi, për fat ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që në banesë ndodheshin të gjithë familjarët.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se hetimet janë përqendruar te e kaluara e pronarit të banesë, ku është vendosur lënda plasëse, i cili kishte dy muaj që kishte dalë nga burgu, ku ka qenë dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Pavarësisht dyshimeve të ngritura ende për momentin nuk është bërë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA