Trafik me lëndë eksplozive, pranga 37-vjeçarit
21/11/2014 00:00
15 kilogram tritol janë sekuestruar pasditën e së premtes në Maminas nga
Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i saj,
37-vjeçari Albert Voci.
Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Vocit nga uniformat blu të qytetit bregdetar, si dhe zbulimit të sasisë së eksplozivit.
Mësohet se 37-vjeçari ka qenë në vezhigm prej disa kohësh nga policia, pasi dyshohej se veç lëndës eksplozive, ai ishte dhe shitës i lëndëve narkotike.
Menjëherë pas arrestimit Voci është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durresit, ku është duke u marrë në pyetje nga oficerët e policisë dhe prokurori për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin e tritolit të sekuestruar.
Top Channel