Amerikanët kthejnë sytë nga ekonomia

05/11/2014 00:00

Në analizat parazgjedhore, vëmendja u përqendrua tek impakti që mund të ketë fitorja e republikanëve në rrafshin politik.

Tani pas votimit, ekspertët po prekin edhe një tjetër çështje nevralgjike, sidomos për zgjedhësit në Shtetet e Bashkuara: ekonominë.

Një prej tyre, Gus Faucher, i tha “Deutsche Welle”-s se ekonomia mbetet pjesë e pashkëputur e peizazhit zgjedhor. Njerëzit janë të pakënaqur në përgjithësi me rehabilitimin, mendon ai. Të ardhurat kanë gjashtë vite që nuk rriten. Papunësia vërtet është ulur disi, por ka persona që punojnë me kohë të pjesshme, të cilët do të donin të punonin me kohë të plotë; ka njerëz me arsim të lartë, të gatshëm të punojnë nën nivelin e tyre të edukimit; dhe ka njerëz që humbën vendin e punës, si pasojë e recesionit e nuk janë rikthyer dot më.

Duke parë këtë situatë, mendoj se votuesit duan të shikojnë më shumë progres dhe kjo është një nga arsyet kryesore, që pakësoi shanset e demokratëve.

Rritja ekonomike gjatë këtij viti ka qenë e ulët. Pati shumë faktorë, edhe të jashtëm, – shton ai, – që ndikuan në ngadalësimin e rimëkëmbjes, e cila nga 2009-ta në 2013-tën ka qenë zhgënjyese.

Qeverisja në SHBA edhe kështu ishte e ndarë: çdo gjë para se të shkonte në Senat, duhej të merrte aprovimin e republikanëve te Dhoma e Përfaqësuesve. Edhe me marrjen e Senatit prej këtyre të fundit, ligjet sërish duhet të firmosen nga Barack Obama.

Pra marrëdhënia, siç vëren ai, është e ndërvarur. Gjendja aktuale mund të mos ketë ndryshim të madh dhe nuk parashikohet ndonjë reagim i qenësishëm në tregje. Situata më shumë rëndon mbi vetë Presidentin, i cili do të hasë më tepër rezistencë sa i takon realizimit të nismave të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB