ISIS tregton femrat si mall

04/11/2014 00:00

Një video, e cila shfaq tregtinë e femrave të komunitetit Yazidi nga ISIS, ka tronditur opinionin publik.

Disa luftëtarë të ISIS diskutojnë mbi çmimin e shitjes ose blerjes së vajzave të reja. “Amnesty International” deklaroi në shtator se Shteti Islamik abuzon me mijëra gra dhe femijë të komunitetit Yazidi. Megjithatë, edhe vetë militantët e ISIS e pranuan zyrtarisht këtë në revistën “Dabig”.

***

Luftëtari 1: Sot është dita e tregtisë së skllevërve, me vullnetin e zotit secili do marrë pjesën e vet.  

Luftëtari 2: Ju betohem po kërkoj për një vajzë, shpresoj ta gjej një.

Luftëtari 3:  Sot bëhet tregtia me femrat skllave dhe sigurisht ne nuk mund të dalim pa gjë. Ku është vajza ime e komunitetit Yazidi? Ku është?

Luftëtari 1: Pastaj kushdo që do e marrë, mund ta shesë skllaven e tij ose mund ta bëjë dhuratë. Megjithatë kushdo është i lirë të bëjë ç’të dojë me të.

Luftëtari 1: Kushdo që do ta shesë unë mund t’ua blej.

Luftëtari 4: Une dua ta shes.

Luftëtari 1: Pse ? Unë paguaj 100 dollarë për ta blerë. Cmimi mund të ndryshojë nëse ajo ka sy blu, mund të shkojë deri në 500 dollarë.

Luftëtari 2: Pastaj varet sesi ajo e ka pamjen.

Luftëtari 1 : Nëse ajo është 15 vjeç më duhet t’i kontrolloj dhëmbët. E nëse nuk ka dhëmbë për çfarë do ta dua?

Luftëtari 2 : Viji proteza.

Luftëtari 1 : Jo, nuk e dua.

Luftëtari 4 : Hej Abu Fahd ! Nje vajzë nga komuniteti Yazidi është e vdekur. Ajo është e vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA