Qeveria dorëzon buxhetin në Parlament

03/11/2014 00:00

Qeveria ka dorëzuar zyrtarisht në Parlament buxhetin e shtetit për vitin
2015.Drafti i çon të ardhurat totale në 412 miliardë lekë, me një
rritje prej 12 për qind krahasuar me këtë vit, ndërsa shpenzimet e
përgjithshme janë parashikuar 470 miliardë lekë.

Sipas Qeverisë, rritja e lartë e të ardhurave dhe përmbajtja e shpenzimeve bën të mundur që pas disa vitesh rritje të shpejtë, në 2015-ën Shqipëria të fillojë uljen e borxhit publik.

Nga ana tjetër, pavarësisht konsolidimit investimet publike ruhen në 5 për qind e prodhimit kombëtar dhe sipas Qeverisë do të mbështesin sektorët prioritarë të ekonomisë

“Miratimi buxhetit 2015 brenda sesionit të vjeshtës do të thotë që ky buxhet, ndryshe nga sa më parë, të bëhet aktiv që në fillim të muajit janar 2015. Qeveria, duke dorëzuar projektligjin për buxhetin brenda afatit kushtetues, i jep mundësi Parlamentit, që brenda një kohe tërësisht të arsyeshme, nëpërmjet dëgjesave publike të marrë mendime, vërejtje nga institucionet dhe publiku, me qëllim përmirësimin e projektit dhe konsolidimin e tij”, tha Ermonela Felaj, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Top Channel