Arrestohen zyrtarë të ALUIZNI-t në Sarandë dhe Vlorë
27/10/2014 00:00
Në Vlorë dhe Sarandë janë arrestuar disa zyrtarë të lartë të ALUIZNI-t. Policia ka vënë në pranga Roland Tafilajn, ish-drejtorin rajonal të ALUIZNI-t dhe Laert Canen, përgjegjës i sektorit të legalizimit.
Është arrestuar gjithashtu edhe Feti Deromenaj, përgjegjës i sektorit të Hartografisë.
Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për M.Nikollon, përgjegjëse e sektorit të Hartografisë.
Ish-zyrtarët e ALUIZNI-t në Vlorë dhe Sarandë akuzohen për shpërdorim detyre.
Top Channel