
Kryeministri i vendit Edi Rama e ka cilësuar një lajm shumë të mirë për
vendin vendimin e “Standard & Poor`s” që ngriti vlerësimin për
Shqipërinë nga e “qëndrueshme” në “pozitive”.
Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Rama shprehte se qeveria e tij arriti ta kalonte ekonominë nga negative në të qëndrueshme. “Nje lajm shume i mire miq! Pasi e kaluam ekonomine nga negative ne te qendrueshme,vleresimi i ri i Standard&Poor`s per Shqiperine:Nga B ne B+”, shkruan Rama.
“Standard & Poor`s” në njoftimin e vet përmend gjithashtu përpjekjet e reformës strukturore të Shqipërisë, duke përfshirë forcimin e të drejtave pronësore dhe sundimin e ligjit, si arsye për të përmirësuar vlerësimin. Megjithatë, mosmarrëveshjet mbi pronësinë si korrupsioni vazhdojnë të peshojnë mbi klimën e biznesit të vendit dhe të pengojnë investitorët e huaj, deklaron “Standard & Poor`s”.
Top Channel