
Aksioni i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është
zhvendosur në zonën e ish-Bllokut, ku punonjësit e OSHEE-së ndërprenë
energjinë për 18 subjekte private.
Shumica prej tyre janë bare dhe kazino që nuk paguajnë energjinë prej 2 deri në 6 muajsh, duke akumuluar një debi ndaj shtetit prej 2.8 milionë lekësh.
‘Në listën tonë janë subjektet private. I bëjmë thirrje të gjithë debitorëve të paguajnë energjinë, debitorë janë rreth 18 subjekte’, thotë Armando Zhuka, drejtor i Njësisë Tirana 2.
Operatori paralajmëron vazhdimin e aksionit deri në dhënien fund të praktikës së mospagesës dhe vjedhjes, që përbën 20 % të humbjeve të energjisë. Bashkë me pasojat e rrjetit të amortizuar këto humbje shkojnë në nivelin 40 % duke i shkaktuar financave publike një gropë financiare vjetore prej 150 mln dollarësh.
Top Channel