Prezantohet në Bruksel progres raporti

08/10/2014 00:00

Prezantohet në Bruksel progresraporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ashtu siç Top Channel njoftoi një ditë më parë, progres raporti vlerëson Shqipërinë me nota pozitive, duke nxitur Shqipërinë të vijojë zbatimin dhe konsolidimin e reformave, veçanerisht ate ne shtetin e se drejtes.

Në raport progresin e KE, nënvizohet se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kriterit politike për anërësim në KE, po raporti thekson se mungon dialogu politik. KE i sugjeron Shqiperise te beje perpjekje shtese per të përmbushur plotësisht kriterin politik. 

Po ashtu, reforma në administratën publike ka ecur përpara, kryesisht me hyrjen në fuqi të Ligjit mbi Shërbimin Civil, miratimin e akteve nënligjore dhe të hapave të marrë për përmirësimin e procedurave të rekrutimit. Sa i takon gjyqesorit raporti thekson se Shqipëria u angazhua me Komisionin e Venecias për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit gjyqësor.  

“Që keto reforma të jenë të qëndrueshme duhet një dialogu politik më konstruktiv”, thuhet në raport.

Per kriterin ekonomik vlerësohet ruajtja stabilitetit makroekonomik. Por defiçiti buxhetor dhe borxhi publik u rriten thuhet me tej, duke nxitur qe Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për konsolidimin fiskal që do të rezultonin me uljen e borxhit publik. Sektori i energjisë duhet të reformohet, thekson me tej progresraporti, qe ne Tirane do t’ju dorezohet nga ambasadorja e re e BE, krereve me te larte te shtetit shqiptar kete pasdite.

Top Channel