Një komision parlamentar për reformën?

07/10/2014 00:00

Fryma e përcjellë një ditë më pare në tryezën për reformën në drejtësi, u
përshëndet nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e dy anëtarëve të
KLD-së, zëvendëskryetarit Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj.

E cilesuar prej tij si nje nisje e mire e bashkepunimit mazhorance–opozite per reformen ne drejtesi, kryetari Armand Subashi i apeloi demokrateve te behen pjese edhe e ketij komisioni hetimor, apel qe nuk ishte risi. Ajo qe ishte e re ne mesazhin drejtuar kundeshtareve politike nga zoti Subashi, ishte artikulimi i tij per nje Komision per Reformen ne Drejtesi, nje dite pas tryezes ku mbeti i paqarte  per dakortesine e formatit, permes te cilit, do te vijohet nderhyrja ne sistemin e drejtesise.

“Ndoshta ky do të ishte momenti i përshtatshëm, mund të ishte një pikë kthese për opozitën dhe për kolegët tanë, që veç pjesëmarrjes në Komisionin e pritshëm të Reformës në Drejtësi, le ta fillojmë me këtë Komision pjesëmarrjen e tyre”, tha Subashi.

Deklarata e kreut te Komisionit Hetimor Subashi, per nje tjeter Komision per Reformen ne Drejtesi, le hapesira per nenkuptimin e tij te natyres parlamentare, qe mazhoranca e pati deklaruar me heret si formatin e kryerjes se reformes ne drejtesi.

Presidenti i Republikes nje dite pare deklaroi se jane grupet e punes ato qe do te vijojne konferencen e nisur te henen, duke e deklaruar kete si nje konkluzion te gjithepranuar nga palet.

Ndersa opozita duket te jete dakort me kete deklarim te presidentit pas qendrimit te saj se reforma duhet te behet nga eksperte te sistemit, ajo qe pritet eshte qendrimi i mazhorances per menyren sesi do te nderhyhet ne sistemin e shumekritikuar te drejtesise. Nga ekspertet e sistemit apo komisoni parlamentar, ajo qe eshte eshte e pashmangshme eshte salla e Kuvendit, ne te cilen opozita vijon te mungoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA