Zbulohet autorja e mesazheve në Twitter
06/10/2014 00:00
Mesazhet ofenduese në Twitter për prindërit e vogëlushes Madeleine McCan, të zhdukur prej vitesh, nuk mbanin emrin e vërtet të përdorueses, por ekspertët arritën ta zbulojnë identitetin e saj.
Bëhej fjalë për 63-vjeçaren Brenda Leyland, që postonte komente abuzive për çiftin.
Sot policia njoftoi se gruaja e moshuar, e cila tronditi të gjithë që e njihnin kur u zbulua si personi pas fushatës denigruese, ishte gjetur pa jetë në një hotel, ndërsa forcat e rendit sqaruan se vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.
Top Channel