SHBA, Gjykata Supreme i hap rrugën martesave gay

06/10/2014 00:00

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi kërkesën e pesë shteteve që kundërshtonin martesat mes të njëjtit seks.

Indiana, Oklahoma, Utah, Virxhinia dhe Uisnkonsin janë pesë shtetet e SHBA që apeluan në gjykatën më të lartë të vendit vendimet e qeverive lokale për të lejua martesat gay.

Gjykata urdhëroi pezullimin e menjëherëshëm të vendimeve që ndalonin këto martesa deri në daljen e interpretimit të kësaj çështjeje.

Pas këtij vendimi, çiftet homoseksuale mund të martohen edhe në shtatë shtete të tjera, duke e çuar në 12 numrin total të shteteve të federatës që lejojnë këto martesa.

Aryetimi i vendimit nuk është zbardhur ende, por ajo që pritet të pasojë, sipas mediave amerikane, është përhapja me shpejtësi e këtyre martesave në të gjitha shtetet, pavarësisht se Gjykata Supreme nuk ka dalë ende me një vendim federal.

Top Channel