ISIS, vriten 30 kurdë në Hasakah të Sirisë

06/10/2014 00:00

Të paktën 30 viktima kanë mbetur pas dy sulmeve vetëvrasëse në dy pika kontrolli të drejtuara nga luftëtarë kurd në qytetin Verilindor të Sirisë, Hasakah, gjatë së hënës, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Sulmet kishin për shënjestër pikat e kontrollit të drejtuara nga luftëtarët kurd në hyrjen perëndimore të qytetit. Ato ndodhën me pak minuta diferencë nga njëra-tjetra”, tha një përfaqësuesi i Observatorit me seli në Londër.

Për më shumë se 3 javë, kurdët sirianë janë përfshirë në luftime të ashpra me luftëtarë të grupit të Shtetit Islamik, të cilët po përpiqen të pushtojnë qytetin kufitar të Kobanit, pasi kanë zaptuar pjesë të tëra në Siri dhe Irak.

Provinca Verilindore e Hasakah, kufitare me Irakun dhe Turqinë, ka një popullsi prej më shumë se 1 mln banorësh, 70% e të cilëve janë kurd dhe 30% arab. Kurdët përbëjnë rreth 10% të popullsisë prej 23 mln banorësh të Sirisë, dhe janë kryesisht sunitë.

Top Channel