Sulm kamikaz në Çeçeni

05/10/2014 00:00

Pesë oficerë policie janë vrarë dhe të paktën 8 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë.

Sulmi ka ndodhur jashtë një salle ku do të mbahej koncerti “Dita e Groznit”. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhej se një person i dyshimtë ishte vënë re nga policia. Menjëherë me mbërritjen e tyre personi i dyshimtë ka hedhur veten në erë.  

Gjatë viteve të fundit qytetit të Groznit i ishte rikthyer qetësia, por ngjarja e së dielës riktheu edhe një herë në kujtesë ditët e errëta të luftimeve mes Rusisë dhe separatistëve çeçen.

Kamikazi është identifikuar si 19-vjeçari Opti Mudarov, banor në Grozni, i cili, sipas Ministrisë së Brendshme, ishte zhdukur rreth dy muaj më parë dhe deri ditën e diel familja nuk kishte pasur asnjë kontakt me të.  

Policët dhanë jetën për të shpëtuar jetët e mijëra njerëzve kishin shkuar në koncert”, tha ministri i Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev. Ndërsa lideri çeçen, Ramzan Kadyrov tha: “Kamikazi donte të prishte gëzimin e njerëzve në ditën e tyre të festimit, por nuk pati sukses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB