Lufta në Ukrainë, tre të vdekur nga bombardimet ruse në Odessa dhe Zaporizhia Mësohet se vendndodhja e ekzekutorit të pengjeve të huaja nga Shteti Islamik është identifikuar nga avionët pa pilot të modelit “River”, të cilët fluturojnë mbi qytetin sirian Raqqa.
Fjala është për të ashtuquajturin xhihadistin “John”, i cili shfaqet në videot ku ekzekutohen pengjet me prerje koke.
Është ditur nga shërbimet sekrete se ai është britanik, pasi flet me një theks të veçantë londinez, çka është identifikuar nga specialistët e zërit, duke mësuar edhe identitetin e tij, i cili gjithsesi nuk është bërë publik, pasi mendohet të zbulohen lidhjet e tij me persona të tjerë në Britaninë e Madhe.
Por tashmë avionët pa pilot dhe forcat britanike dinë edhe se ku ndodhet saktësisht ai si edhe pengjet. Por shefave të sigurisë i druhen ndërhyrjes nga forcat speciale, pasi kanë frikë se operacioni mund të dështojë dhe të jetë i përgjakshëm për shkak të numrit të madh të ushtarëve të ISIS që i mbrojnë ata.
Sipas shtypit britanik drejtuesit e forcave speciale kanë këshilluar Ministrinë e Mbrojtjes në Londër se një fushatë e vazhdueshme sulmesh nga ajri është opsioni më i preferuar i momentit.
Amerikanët kanë afro 100 avionë të tillë pa pilot, por nuk dihet se sa prej tyre fluturojnë momentalisht mbi Siri edhe pse kryeministri britanik Cameron ka kërkuar kapjen e ekzekutorit mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë operacion të përbashkët amerikano-britanik shpëtimi apo eliminimi të ngjashëm me atë të Bin Ladenit.
Top Channel