OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						Thomas Dunkan, pacienti i parë në Shtetet e Bashkuara i infektuar me virusin vdekjeprurës të Ebolës, duket se është në gjendje kritike për jetën. Mjekët e spitalit të Teksasit, ku ai po kurohet, u shprehën për mediat se gjendja e Duncan sa vjen dhe po rëndohet.
42-vjeçari po mbahet i izoluar prej ditës së diel, pasi dyshohet se edhe 10 persona të afërm, të cilët më herët kishin kontakt me të, janë në rrezik të lartë të infektimit me Ebola.
Por, deri tani, Thomas Duncan është personi i vetëm i zyrtarizuar me virusin vdekjeprurës në tokën amerikane. Ky rast ka mobilizuar shtetin amerikan dhe masa të reja sigurie kanë hyrë në zbatim, ndërsa kontrolli mbetet i rreptë edhe nëpër aeroporte.
Presidenti Barack Obama u tregua i gatshëm për të dërguar 4000 trupa në rajonet e Afrikës, të përfshira në vorbullën e Ebolës, dhe jo vetëm… Obama do të investojë edhe në ngritjen e dy laboratorëve të testimeve mjekësore, si dhe të qendrave të trajtimit të Ebolës në Afrikë.
Ndërkaq, administrata Obama i bëri thirrje qytetarëve të saj për të mos krijuar panik për shpërndarjen e virusit të Ebolës, duke thënë se shanset janë të pakta për përhapjen e saj. Zëdhënësi i Pentagonit tha, në konferencën e pazakontë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, se administrata Obama po vepron me një plan emergjence për frenimin e virusit, që deri më tani ka marrë 1.800 jetë njerëzish.
Top Channel