Obama dhe OKB reagojnë me nervozizëm: Një veprim prej kriminelësh burracakë

04/10/2014 00:00

Barak Obama ishte ndër të parët që denoi ekzekutimin e pengut tjeter
britanik, Alan Henning, një episod që ka ngjallur indinjatë në Britani e
në mbarë botën.

Videoja e postuar nga ISIS-i te premten vone, tregonte ekzekutimin e tmerrshem, e ishte realizuar ne të njëjtën mënyrë si filmimet e vrasjes së tre pengjeve të tjere perëndimore.

“Shtetet e Bashkuara e denojne me force vrasjen brutale te qytetarit te Mbreterise se Bashkuar, Alan Henning nga grupi terrorist i ISIS-it. Henning punonte per te ndihmuar ne permiresimin e jetes se popullit sirian dhe vdekja e tij eshte nje humbje per sirianet, ashtu siç eshte per familjen e vet dhe per popullin britanik.

Duke qendruar ne krah te miqve tane angleze e aleateve te tjere, do te punojme qe autoret e vrasjes se Alanit te dalin perpara drejtesise bashke me ata qe ekzekutuan Jim Foleyn, Steven Sotloff-in e David Haines”, tha Obama.

I ashper ka qene dhe reagimi i Keshillit te Sigurimit te OKB-se.

“Kjo vrasje e kryer prej burracakesh eshte kujtese tragjike e rreziqeve ne rritje me te cilat perballet cdo dite personeli i vullnetareve humanitare ne Siri. ky krim i urryer deshmon gjithashtu edhe nje here brutalitetin e ISIS-it, i cili eshte pergjegjes per mijera abuzime kunder popullit siriane  atij irakian”, tha Maria Cristina Perceval, ambasadore e Argjentinës në OKB.

Videoja përfundonte me një militant të Shtetit Islamik i cili kërcënon me jetë një tjetër person të marrë peng, të identifikuar si shtetasi amerikan Peter Kassig. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se Kassig është vertet ne dore te grupit terrorist. ISIS-i pretendon se vrasjet jane nje shpagim ndaj sulmeve ajore të koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara ndaj pozicioneve të tyre në Irak. Koalicioni po përpiqet të frenoje fushatën e grupit për krijimin e një shteti islamik, ku të përfshihen rajone të Irakut dhe Sirisë. Henning ishte me grupin që shoqëronte një karvan ndihmash që u kap nga militantit në fund të vitit të kaluar, pasi kaloi kufirin me Sirinë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB